Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe asaj të Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe asaj të Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:57
Pamje nga takimi

Me datën 27 janar 2022, në ambientet e banjës  të Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot, nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Z. Imer Zeqiri dhe nga drejtori i Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot, z.Dardan Novosella, duke u mbështetur në kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit që banja Q. M. F. R. –Banja “Nëna Naile” në Kllokot, ka pranuar t’ua ofrojë mundësin anëtarëve sindikal të Policisë së Kosovës që t’i shfrytëzojnë shërbimet e Q. M. F. R. –Banja “Nëna Naile” në Kllokot.

Në ketë marrëveshje janë të përfshira të gjitha shërbimet standarde të Banjës duke filluar nga: kontrolla mjekësore, të gjitha ushtrimet që ua përcaktojnë mjekët specialist të fiziatrisë së Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” në Kllokot.

Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim që shërbimet e Qendrës mund të shfrytëzohen nga anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke prezantuar vërtetimin e lëshuar nga udhëheqja e Sindikatës së Policisë së Kosovës sipas kontratës se re të nënshkruar dje.

Sindikata e Policisë se Kosovës përherë do të jetë afër çdo zyrtari policor për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës.

Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dje me 27.01.2022 nga nënshkrimi i përfaqësuesve të dy palëve.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat