Mbi 400 gjoba të shqiptuara për shkelje të masave anti-covid në Kosovë

Kosova

Mbi 400 gjoba të shqiptuara për shkelje të masave anti-covid në Kosovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme në Kosovë lidhur me arrestime, gjoba, persona të arrestuar.

Në 24 orët e fundit, policia ka raportuar se ka pasur një aksident me fatalitet.

Ndërsa aksidente trafiku me të lënduar janë raportuar 7.

Aksidente trafiku me dëme materiale, janë raportuar 36.

Policia e Kosovës, ka shqiptuar 1685 tiketa trafiku.

475 tiketa janë shqiptuar për qytetarët të cilët kanë shkelur masat anti-COVID.

43 persona janë arrestuar, 34 persona janë në mbajtje, asnjë person në ndalim policor.

7 persona janë në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat