Këto janë dy alpinistet e huaja që u shpëtuan pas disa orësh kërkimi në Bjeshkët e Sharrit

Kosova

Këto janë dy alpinistet e huaja që u shpëtuan pas disa orësh kërkimi në Bjeshkët e Sharrit

Më: 22 maj 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Një situatë alarmante ka ndodhur dje në bjeshkët e Sharrit, ku dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, kanë humbur rrugën gjatë një ecjeje malore.

Ato janë nisur drejt zonës malore, por për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, nuk kanë mundur të orientohen dhe kanë humbur rrugën.

Media mëson ekskluzivisht se dy aplinistet e huaja janë Katharina dhe Anne Maria.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se rreth orës 20:50, në Shtërpcë është pranuar një informatë se dy alpinistet ishin të humbura, por pa pasur informacion të saktë për vendndodhjen e tyre.

Të njëjtat kanë arritur të dërgojnë një audio-incizim, përmes së cilës kanë treguar gjendjen e rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej.

“Menjëherë, policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyja janë dërguar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre është e qëndrueshme, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat