Osmani viziton një biznes në Fushë Kosovë: Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi i suksesit

Kosova

Osmani viziton një biznes në Fushë Kosovë: Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi i suksesit

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 11:57
Kandidati për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani

Kandidati për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar një fabrikë në këtë komunë.

Osmani, u shprehë se si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar.

“Vizita jonë në fabrikën e skeleve në Fushë Kosovë na bëri krenarë për suksesin e një biznesi vendas që eksporton në 12 shtete të botës, përveç tregut lokal. Ky është shembulli më i mirë se si iniciativa private, tregu i lirë dhe konkurrenca sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në qytetin tonë.

Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar, me ekonomi të fortë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa ka shtuar se do të rriten edhe më fuqishëm duke i dhënë hapësirë dhe përkrahje të plotë sipërmarrjes vendore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat