​Besnik Osmani: Lista jonë me 4 kandidatë që jetojnë në familje me origjinë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci

Kosova

​Besnik Osmani: Lista jonë me 4 kandidatë që jetojnë në familje me origjinë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 21:15
Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga LDK-ja, Besnik Osmani

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga LDK-ja, Besnik Osmani ka mbajtur një takim me qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai shprehu Ju mirënjohjen më të thellë për pjesëmarrjen madhështore në takimin e organizuar me ta.

Osmani theksoi se zëri “juaj tashmë ka një peshë të madhe në komunën tonë dhe ky takim elektoral është zotim i përbashkët për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen”.

“Lista jonë për Kuvendin Komunal, me 4 kandidatë që jetojnë në familje me origjinë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, e ka lartësuar listën tonë. Jam i bindur se përkrahja juaj për LDK-në, për mua si kryetar dhe për kandidatin tuaj të preferuar për asamble, do të jetë garanci e suksesit tonë të përbashkët. Me përulësi ju falënderoj dhe ju priftë e mbara! Fushë Kosova PËRTEJ”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zgjedhjet komunale mbahen më 12 tetor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat