LVV tubim elektoral me gratë në Fushë Kosovë, Prebreza: Nuk do të qeverisë unë pa ju, por ju bashkë me mua

Kosova

LVV tubim elektoral me gratë në Fushë Kosovë, Prebreza: Nuk do të qeverisë unë pa ju, por ju bashkë me mua

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 18:21
Valon Prebreza

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka mbajtur sot tubim elektoral para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në shkollën "Mihal Grameno" me gratë e qytetit.

Prebreza prezantoi projektet dhe zotimet e planprogramit qeverisës të LVV-së të cilat sipas tij do të kenë prioritet vajzat dhe gratë.

Ai tha se do të mbështeten vajzat dhe gratë ndërmarrëse për biznese të reja, ashtu siç do të mbështeten ato me bursa STEM.

Prebreza: Nuk do të qeverisë unë pa ju, por ju bashkë me mua

"Nuk do të qeverisë unë pa ju, por ju bashkë me mua. Për gratë dhe vajzat tona kemi zotim të qartë, askush nuk do të mbetet pas. Do të krijojmë një fond të veçantë për gratë ndërmarrëse që t'iu japim kapitalin dhe mbështjetjen për të nisur bizneset tuaja. Do të hapim qendra resursesh për gratë, asnjë grua nuk duhet të mbetet prapa përball sfidave. Do të mbështesim me bursa STEM për vajzat. Fuqizimi i gruas nuk është thjesht barazie, është garanci për drejtësi është themel i dinjitetit i shoqërisë në të cilën jetojmë. Që nga çerdhet publike te ndriqimi publik kudo, nga ujësjellësi tek trotuaret, nga kultura tek Qendrat Mjekësore Familjare e kemi ideuar që gjithçka të jetë edhe sipas nevojave të grave dhe vajzave të qytetit. Rinia, po aq sa është zotimi ynë për gratë i fortë, po aq është edhe për rininë. Rinia është zemra e Fushë Kosovës, nuk duam që rinia të ikë nga ky qytet, por një rini që ëndërron dhe ndërton, për këtë do të themelojmë fond për start-up të bizneseve që idetë e të rinjve të mos mbeten në letër por të kthehen në realitet. Koha e heshtjes ka kaluar sot është koha për të marrë hapësirën që iu takon, asnjë ndryshim i qëndrueshëm nuk bëhet pa ju [gratë]. Sot nuk po ju kërkojë vetëm mbështetje, por po ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, ju ftoj të dilni masivisht në zgjedhje, për të ardhmen tuaj", tha Prebreza.

Në këtë tubim elektoral mori pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat