Nis në Klinë një projekt i shumëpritur

Kosova

Nis në Klinë një projekt i shumëpritur

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 10:46
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka njoftuar nisjen e një projekti të ri infrastrukturore në fshatin Përqevë, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Përqevës dhe Klinës.

Në një postim në rrjete sociale, Elezaj ka bërë të ditur se projekti përfshin rregullimin e rrugës që lidh Përqevën me rrugën rajonale Prishtinë–Pejë, duke theksuar rëndësinë e tij për lehtësimin e qarkullimit të banorëve dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.

“Ky investim do të krijojë kushte shumë më të mira infrastrukturore, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve e duke shkurtuar distancën rrugore mes Përqevës dhe Klinës”, ka shkruar Elezaj.

Ai shtoi se komuna është e përkushtuar që zhvillimi të ndihet në çdo cep të territorit, në mënyrë që të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat