Hira Events Decor e SOS Fshatrat e Fëmijëve nisin kampanjën për të ndihmuar fëmijët pa kujdes prindëror

Kosova

Hira Events Decor e SOS Fshatrat e Fëmijëve nisin kampanjën për të ndihmuar fëmijët pa kujdes prindëror

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hira Events Decor ka zyrtarizuar marrëveshjen me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të kampanjës së tyre humanitare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Liridona Sabedinaj, udhëheqëse e Hira Events Decor dhe Albanë Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Nga çdo pako e shitur, ndahen një euro për fëmijë e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke kontribuar në mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Me këtë rast u bëhet thirrje kompanive, institucioneve dhe individëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme përmes blerjeve të tyre, për të krijuar së bashku ndikim pozitiv për fëmijët që kanë nevojë për përkrahje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat