Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”ka bërë të ditur se borxhi total për ujin ka kaluar mbi 45 milionë euro.
Në njoftim thuhet se, përveç mospagesës së faturave nga një pjesë e konsumatorëve, problem serioz mbeten edhe kyçjet ilegale në rrjet, të cilat po dëmtojnë sistemin dhe po shkaktojnë mungesë uji për qytetarët që paguajnë rregullisht.
KRU “Prishtina” ka bërë të qartë se nuk do të ketë tolerancë ndaj borxhlinjve.
Sipas njoftimit, të gjithë konsumatorët me borxhe obligohen që menjëherë të shlyejnë detyrimet e prapambetura ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste.
Në të kundërtën, kompania paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë, ndërmarrje të masave ligjore ndaj shkelësve dhe identifikim e ndëshkim të të gjitha kyçjeve ilegale.