Moti për vikend, do të ketë vranësira dhe reshje shiu e bore

Kosova

Moti për vikend, do të ketë vranësira dhe reshje shiu e bore

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 16:11
Fotoilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore, raporton KosovaPress.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metra për sekondë.

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore do të mbretërojë edhe gjatë ditës së diel.

Temperaturat minimale do të sillen nga minus 5 deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 metra për sekondë.

Kosova pritet të përjetojë një episod të theksuar të ftohjes atmosferike kryesisht javën e ardhshme kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e dimrit meteorologjik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat