Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se për disa ditë, në forma të ndryshme, kishte ngacmuar një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 9 gusht, rreth orës 07:30.
I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar pas raportimit të rastit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.