Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një aksident trafiku i ndodhur më 26 shtator në Shtërpcë ka përfunduar me fatalitet, pasi një nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.
Rasti ishte raportuar rreth orës 10:37, kur dy vetura private ishin përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë, tre persona kishin pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, dy nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor ishin liruar, ndërsa një grua kosovare ishte dërguar jashtë vendit për trajtim të mëtejshëm, transmeton "Bota sot".
Më 1 tetor, familjarët kanë njoftuar Policinë se gruaja, e cila po trajtohej jashtë vendit, ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet në procedurë të mëtejshme.