Daçiq: Grenelli e paraqiti propozimin e Kosovës për shfuqizimin e Speciales, ja si reaguam ne

Lajme

Daçiq: Grenelli e paraqiti propozimin e Kosovës për shfuqizimin e Speciales, ja si reaguam ne

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiq ka theksuar se Serbia refuzoi shfuqizimin e gjykatave ndërkombëtare të krimeve të luftës gjatë takimit me palën kosovare në Washington.

Ivica Daçiq tha se shqiptarët kishin një kërkesë të veçantë për presidentin amerikan, Donald Trump, të cilën sipas tij e kishte refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo ndodhi gjatë takimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.

“Shqiptarët i kanë kërkuar Trumpit që të jetë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Në përgatitjet për takimet, Richard Grenell theksoi se një pikë duhet të jetë që të gjithë të punojmë së bashku për t’i shfuqizuar gjykatat ndërkombëtare të krimeve të luftës. Sigurisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi”, tha Daçiq për televizionin serb, TV Pink.

Sipas Daçiqit, pala kosovare ka punuar me administratën amerikane për një vit se si ta shmangin këtë situatë me gjykimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat