Zyrtari i VV-së i thur “poezi” Xhavit Halitit

Lajme

Zyrtari i VV-së i thur “poezi” Xhavit Halitit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:47
Xhavit Haliti

Arbër Vokrri, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, cili ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit.

Vokrri, që është aktivist i hershëm i VV-së, si duket ka satirizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

“Kuvend, o vënt i bekuar

Prite prite bacin Xhavit

Që po vjen si pëllumb i shkruar

Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

Image

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.

Dje ka dështuar dy herë radhazi votimi për president për shkak të mungesës së kourumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat