Krivokapiç: Dritani, gati për kryeministër

Lajme

Krivokapiç: Dritani, gati për kryeministër

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:50
Dritan Abazoviq

Zdravko Krivokapiç është mjaft afër rënies së tij si kryeministër i Malit të Zi, ndërkohë që ka akuzuar shqiptarin Dritan Abazoviç se po punon për t’i ngulur thikë pas shpine.

Siç bëjnë të ditur mediat e Podgoricës, Krivokapiç është xhindosur pasi Dritan Abazoviçi, numri dy i qeverisë, ka arritur të gjejë një marrëveshje me radikalët filoserbë të Frontit Demokratik.

Milan Knezeviç, ka provokuar gjithçka, ku ka hedhur një foto të tij në një bar me kreun e URA-s, pikërisht pas sherrit të madh që ka ndodhur me kryeministrin Zdravko Krivokapiç.

Figura e kreut të qeverisë dhe e liderit të koalicionit qeverisës është rrënuar, pasi ka dështuar të largojë ministrin e Drejtësisë, Vladimir Leposaviç, pasi i kërkoi të largohet dhe ende edhe sot nuk e ka shkarkuar.

Partitë që mbështesin qeverinë kanë kërcënuar se nuk do të votojnë largimin e ish-ndihmësit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije nga detyra e ministrit.

Knezeviç, ka akuzuar kryeministrin Krivokapiç se ka takuar në fshehtësi Presidentin Milo Gjukanoviç, duke aluduar për një marrëveshje për një qeveri që do ta mbështeste DPS e Milos.

Vetë ish-kryeministri malazez Dushko Markoviç, ka deklaruar se dobësia e Krivokapiçit për të shkarkuar Leposaviçin bëhet se këtë nuk e do Beogradi.

Ndërkaq molla e sherrit që duket se po prek akoma më keq politikën e Malit të Zi është një ndryshim në ligjin për shtetësinë që kërkon ta bëjë qeveria në fuqi, i cili i jep dokumentet shumë banorëve të Serbisë, që deklarojnë se origjina e tyre është malazeze. Nëse ndodh kjo, atëherë pritet që të ndryshojë totalisht thelbi i elektoratit me urdhër nga lart, ku në çdo zgjedhje do të fitojnë vetëm forcat proserbe.

Kjo ka sjellë një valë protestash në Mal të Zi, ku organizatat patriotike kanë qenë kundër dhënies së shtetësisë për serbët. Kjo ka shqetësuar edhe diasporën shqiptare, e cila ka shfaqur alarmin se mund të përjashtohen nga shtetësia. Zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, ka shkuar në Plavë e Guci, ku ka premtuar se nuk do të ketë asnjë problem për shqiptarët.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka akuzuar Dritan Abazoviçin se nuk ka ndikuar që buxheti i ri të parashikojë investime për zonën që banohet me shqiptarë.

“Qeveria e Dritan Abazoviqit, në propozimin e buxhetit për vitin 2021 nuk ka planifikuar asnjë cent investime në Komunën e Tuzit, edhe pse na takon me ligj.

Pasi që ishte mysafir në Tuz, para disa kohëve dhe premtimeve që bëri, z.Abazoviq duhet të turpërohet për (mos)veprimet!”, tha Gjeloshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat