Nga sot të miturve nga Kosova për të hyrë në Mal të Zi iu nevojitet vetëm certifikata e lindjes

Lajme

Nga sot të miturve nga Kosova për të hyrë në Mal të Zi iu nevojitet vetëm certifikata e lindjes

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Kryetari i Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka bërë të ditur se që nga data 27 prill (sot), të miturve nga Kosova për të hyrë në Mal të Zi u nevojitet vetëm certifikata e lindjes, karta studentore apo edhe ajo shëndetësore.

“Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan për në Malë të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindjeje, kartë studentore apo shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, i pari i Ulqinit ka njoftuar se së shpejti do të vijë edhe njohja e ndërsjelltë e polisave të sigurimit dhe vendkalimi kufitar në Sukobin/Muriqan gjatë sezonit turistik veror do të bëhet vetëm me një kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat