Dodik deklarohet për “Non-paper”, ja çfarë thotë për ndarjen e Kosovës

Lajme

Dodik deklarohet për “Non-paper”, ja çfarë thotë për ndarjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:18
Milorad Dodik

Kreu i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe anëtari serb saj Milorad Dodik, ka deklaruar se dokumenti jo formal i Banjallukës – “non-paper” është shkruar nga njerëz të udhëheqjes së Srpska-s, shkruan “Kosovo-online,” transmeton “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se në atë dokument për organizimin e BeH nuk ka folur me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe ai nuk është pjesë e bisedës.

Dodik ka vlerësuar se është e pamundshme ndarja e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Srpskes.

"Është e pamundshme të pritet që Kosovën dikush dëshiron ta bëjë të pavarur, ndërsa kërkon që të heshtet edhe hiqet Srpska”, tha ai.

Ai shtoi se janë për zgjidhje të situatës në Bosnje dhe Hercegovinë të dy popujve konstituiv dhe se të huajt gjithnjë e më shumë flasin për zgjidhje.

Për kufijtë, Dodik tha se ka kufij mes Srpska dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe se ato nuk duhet ndryshuar, por të përforcohen.

Atmosfera politike në BeH sipas Dodik është e paqëndrueshme, sepse ekskluzivisht kërkohet nga Srpska që ndjek reforma që janë në kundërshtim me marrëveshjen e Dejtonit në çka nuk pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat