Kurti kujton grupin “MAK” në 22 vjetorin e vdekjes

Lajme

Kurti kujton grupin “MAK” në 22 vjetorin e vdekjes

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:41
Grupi “MAK”

Sot shënohet 22 vjetori i vdekjes së dy anëtarëve të grupit Haki Misini dhe Mehmet Tupella.

Vokalisti dhe bateristi thuhet të jenë vrarë në qytetin e Mitrovicës vetëm disa orë para nënshkrimit të marrëveshjes për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë në kohën e luftës.

Rok grupi “MAK” është formuar në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978 dhe gjatë kësaj kohe kanë lënë këngë të paharrueshme.

Theksojmë se, njëri nga projektet muzikore që dëgjohet edhe në ditët e sotme është “Moj e mira te pojata”.

Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti pa ndërhyrje:

Sot 22 vite pa ikonën e rok muzikës Haki Misini

Dy anëtarë të grupit MAK, vokalisti Haki Misini dhe bateristi Mehmet Tupella, janë vrarë gjatë luftës së fundit 1998-1999 në qytetin e Mitrovicës, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Trupi i këngëtarit Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005, ndërsa Mehmet Tupella ende rezulton i zhdukur. Trishtimin që përjetoi familja, e shpjegon në një dokumentar edhe Urimi, djali i Haki Misinit.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijimtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë me merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vendin tonë.

Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga artistë të ndryshëm, si “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Tri gota”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, dhe shumë këngë të tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat