​Ngjarjet e datës 26 korrik

Lajme

​Ngjarjet e datës 26 korrik

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi mban konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Zbulohet pllaka përkujtimore dedikuar zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, hapësira e jashtme para objektit, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Përurohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia- fati im i madh”. (Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat