Reshje shiu në disa komuna në Kosovë

Lajme

Reshje shiu në disa komuna në Kosovë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:26
Ilustrim

Pas temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar në vendin tonë, sot pasdite disa qytete janë freskuar nga reshjet e shiut që kanë rënë.

Reshje shiu ka pasur në Komunën e Klinës, Vushtrrisë dhe të Istogut.

Meteo Ballkan, ka publikuar disa video nga komunat e lartë cekura.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IGK kishte njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat