Bashkëpunimi me Serbinë/ Revoltohet Lajçi: Zoti i marroftë, e mos lasht pa i farua krejt!

Lajme

Bashkëpunimi me Serbinë/ Revoltohet Lajçi: Zoti i marroftë, e mos lasht pa i farua krejt!

Nga: A.M Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:32
Çun Lajçi

Shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ashpër pas thellimit të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë.

Ky reagim i shkrimitarit vjen pas bashkëpunimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe ftesës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq.

Lajçi u shpreh se Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s'po lanë me përparua ky popull, duke bashkëpunu me serbët si në kohën e Pashiqit.

“Ai donte me thanë Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s'po lanë me përparua ky popull, tue u lidhë gisht për gisht me shkijet, e tua bashkpunua si n'kohën e Pashiqit, si do këndej e si ai mjekerr bardhi andej! Pra Zoti i marroftë...! E mos lasht pa i farua krejt!”, shkroi në Facebook ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pra Zoti i marroftë

E kam njoftë njenin (njoftë e keni edhe ju) që thoshte n'vazhdimësi: Zoti i marroftë shkijet...!

Ne të ngazëllyem me te, njizanit thojshim: More mos lashtë Zoti pa i marrua e pa i farua!

Por ai s'e kishte për shkijet jo, po ne s'e kuptojshim, e turreshim me ia kthye si pushkën!

Ai donte me thanë Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s'po lanë me përparua ky popull, tue u lidhë gisht për gisht me shkijet, e tua bashkpunua si n'kohën e Pashiqit, si do këndej e si ai mjekerr bardhi andej!

Pra Zoti i marroftë...! E mos lasht pa i farua krejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat