Nesër shënohet virtualisht Dita e Demokracisë

Lajme

Nesër shënohet virtualisht Dita e Demokracisë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Kosovës nesër më 15 shtator, shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në Kuvendin e Kosovës Dita e Demokracisë është shënuar ndër vite me një varg aktivitetesh dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere dhe ato të shoqërisë civile.

Aktivitetet e realizuara gjatë këtyre viteve përbënin vizita të nxënësve në Kuvend nga qendra të ndryshme të Kosovës, panairin e organizatave të shoqërisë civile, debate, tryeza, kuize me nxënës, gara në pikturë/fotografi etj.

Në vitin 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e COVID-19, kjo ditë është shënuar virtualisht (online).

Edhe këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.

Agjenda:

10:00 Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

10:05 Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare

11:00 Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë)

13:00 Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”

Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë

Mesazhe për vaksinim – kartolina elektronike 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat