“Të nisemi drejt për në Kosovë”, dalin pamjet se si xhandarmëria serbe këndoi para Vuçiqit

Lajme

“Të nisemi drejt për në Kosovë”, dalin pamjet se si xhandarmëria serbe këndoi para Vuçiqit

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:53
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkuar në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë serbe, pas intervenimit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

Xhandarmëria serbe para presidentit serb këndoi këngën famëkeqe me motive të mëdha të urrejtjes ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”.

“Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju thirrim për të mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, obligimin e juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Faleminderit shumë për këtë”, iu drejtua Vuçiq xhandarmërisë serbe.

“Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Aleksandër Vuçiq.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat