Gjendje alarmante e ajrit në Prishtinë

Lajme

Gjendje alarmante e ajrit në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Ndotja e ajrit në kryeqytet është e njëjtë me atë të qyteteve të mëdha si Pekin, Mumbai dhe Nju Delhi.

Sidomos në dimër, viset urbane përballen me episode të rënda të tymit dhe të mjegullës, të cilat janë të shkaktuara nga rritja e kërkesës për ngrohje, që kryesisht sigurohet nga djegia e karburanteve të ngurta.

Nivelet e tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës prej 1.9 milionë banorë dhe shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetësore.

Ndotja në Prishtinë konsiderohet se vjen nga automjetet, termocentralet në Obiliq dhe ngrohja e familjeve me dru e qymyr, raporton KP.

Pulmologë në vend disa herë kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosin maska kur të dalin jashtë, e kur cilësia e ajrit është e ndotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat