Vdes gruaja që u shërbente bukë ushtarëve të UÇK-së, Syna Geci

Lajme

Vdes gruaja që u shërbente bukë ushtarëve të UÇK-së, Syna Geci

Më: 15 janar 2022 Në ora: 08:22
Syna Geci

Në moshën 83 vjeçare ka vdekur gruaja që gjatë luftës në Kosovë u kishte përgatitur bukë ushtarëve të UÇK-së, Syna Geci.

Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot me 15 janar në ora 14:00 në varrezat e lagjes Geci në Llaushë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njofojmë se ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare Syna Geci.
E ndjera, që ishte pjesë e një familjeje që ka dhënë kontribut të madh në kohën e luftës, ka qenë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë ata që kishin rastin ta njihnin. Veçmas luftëtarët e UÇK-së dhe të tjerët që ishin ushqyer nga duart e saj gjatë kohës së luftës.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën me 15 janar, në ora 14,në varrezat e lagjes Geci
E pikëlluar familja e të ndjerës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat