Gjuriq takohet me Escobar, ja çfarë diskutuan

Lajme

Gjuriq takohet me Escobar, ja çfarë diskutuan

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 09:59
Marko Gjuriq dhe Gabriel Escobar

Serbia përherë është përkushtuar për paqe edhe stabilitet, duke shikuar nga e ardhmja, qëllimet dhe arritjet e reja, ka deklaruar ambasadori i Serbisë në ShBA Marko Gjuriq, në takimin që kishte me ndihmës-sekretarin dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, transmeton “Bota Sot”.

Në rrjetin social Twitter, Gjuriq ka theksuar se i kishte thënë Escobar se “Serbia përherë do të jetë e përkushtuar për paqe edhe stabilitet në rajon”.

Mirëpo, përveç njoftimit për takimin dhe temat e diskutuara siç janë raportet bilaterale edhe ato regjionale e ndërkombëtare, nuk jepen detaje tjera të qëndrimeve të shprehura.

"Edhe një takim miqësor dhe produktiv dhe shkëmbim i qëndrimeve me ndihmës sekretarin amerikan nga zyra për çështje evropiane edhe euro-aziatike në Departamentin e Shtetit Escobar, ku u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me raportet bilaterale, tema regjionale edhe ndërkombëtare”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Gjuriq krahas këtij publikimi, tekstit ia ka shtuar edhe fotografinë nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan.

Ish udhëheqësi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, ka potencuar “gatishmërinë e Serbisë për paqe edhe stabilitet duke shikuar drejt së ardhmes dhe arritjeve dhe qëllimeve të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat