Policia aksion në veri, arreston tre serbë

Lajme

Policia aksion në veri, arreston tre serbë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, pas një aksioni antidrogë në veri të vendit, ka zbuluar një sasi të madhe të sipërfaqes me bimë narkotike.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, besohet se vlera e sasisë së kapur shkon mbi gjysmë milionë euro, më e madhja sasi e kapur në një operacion të vetëm në Kosovën e pasluftës.

Burimet e KP thonë se sipërfaqja është gjetur afër fshatit Zherovnic të Komunës së Zveçanit ndërsa policia ka vënë në pranga tre persona nga Serbia që dyshohet se janë nga qytetet e Nishit dhe Vranjes.

KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë zyrtare nga Policia e Kosovës në veri por deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat