Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

Lajme

Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

Më: 2 maj 2022 Në ora: 10:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kurti ka thënë se është kënaqësi vizita në BIK pas shkaku i pandemisë ka qenë e pamundur vizita në festat e mëhershme.

Ishte kënaqësi që të takohem me Myftiun, Naim Tërrnava pas dy viteve në Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me qenë se për shkak të pandemisë na u bë e pa mundur vizita në festat e mëhershme

Me lutjet me të mira që të pranohet agjërimi e sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit të ketë gëzim paqe, të ketë mirëqenie, të ketë gëzim dhe lumturi. Më lejoni edhe një herë ta urojë Bashkësinë Islame dhe Myftiun Naim Tërrnava për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë për shtetin dhe për kombin. Në veçanti e përgëzojë që rrjetit Bashkësia Islame po ndihmon shumë qe të shpërndahen pako për qytetarët e vendit tonë të cilët kanë pjesë e masave tona që bashkërisht këtë krizë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejt”, ka thënë Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat