Ky është plani operativ i policisë për “Vidovdanin”

Lajme

Ky është plani operativ i policisë për “Vidovdanin”

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:44
Gazimestani

Policia ka bërë përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për manifestimin e festës serbe e njohur si “Vidovdan” e cila do të mbahet në vendin e njohur si Gazimestan.

Organet e rendit për këtë shkak kanë hartuar një plan operativ për ta menaxhuar situatën para, gjatë dhe pas manifestimit.

Policia njofton se gjatë zhvillimit të festës do të mund të jetë ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë mbarëvajtjes së kësaj feste.

“Policia kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë mbarëvajtjes së festës së Vidovdanit, mundësisht të përdoren rrugë apo lokacione alternative për qarkullim dhe lëvizje të lirë në trafik”, njofton Policia.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ky është plani operativ i policisë:

Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’.Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar.

Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie, përgjatë kohës së mbajtjes së manifestimit, duke filluar në Graçanicë në orët e mëngjesit dhe pastaj në Gazimestan në mesditë deri në përfundim.

Përcjellja dhe sigurimi i eskortave dhe grupeve të veçanta sipas itinerarit.

Njoftimi i qytetarëve përmes fletushkës informuese (në dy gjuhet) me udhëzimet dhe mbarëvajtjen e manifestimit.

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat