Kelmendi pas deklaratave të Muratit për UÇK-në: Ofendim i padëgjuar as nga Daçiqi e Vuçiqi

Lajme

Kelmendi pas deklaratave të Muratit për UÇK-në: Ofendim i padëgjuar as nga Daçiqi e Vuçiqi

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:47
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se ofendim më të madh për UÇK-në sesa deklaratat e bëra nga ministri Hekuran Murati më 2016 nuk ka.

Ai në Facebook ka shkruar se një ofendim i tillë nuk është bërë që nga koha kur ekziston akronimi UÇK.

“Prej se ekzistojnë shkronjat UÇK nuk ka ofendim më të madh se të thuhet më mirë të kishim paguar mercenarë për luftën. Çka t’iu thuhet fëmijëve jetimë të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë rënë në luftë me forcat serbe, çka t’iu thuhet pjesëtarëve të UÇK-së që i kanë lënë në front gjymtyrët e trupit?! Çka t’iu thuhet fëmijëve të Jasharëve, fotografinë e të cilëve e shpërndajmë çdo fillimmars?!

Çka të thuhet kur heshtim ndaj këtij ofendimi të padëgjuar as nga Daçiqi e Vuçiqi në Beograd?! Kur ne i përdhosim në këtë mënyrë ata që u flijuan për ne, atëherë as nuk meritojmë më mirë!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat