Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës

Lajme

Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:38
Foto nga vendngjarja

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Maltës kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028. Marrëveshjes, pas konsultimeve, e kanë nënshkruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar.

Ky dokument mundëson:  Shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve; “Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre; Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile;  Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT; Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve; Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor dhe;  Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat