Beogradi “njeh” Kosovën për pak minuta

Lajme

Beogradi “njeh” Kosovën për pak minuta

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Qeveria e Serbisë e njohu repuliken e Kosovës për pak orë. Në faqen zyrtare te qeverisë së serbisë u dha njoftimi për politikën e jashtme serbe, siç e kishte paraqitur në parlament Presidenti Vuçiq, në dy gjuhë, në serbisht dhe anglisht. Në variantin anglisht, i referohet Republika e Kosovës, ndërsa në variantin serbisht “KOSOVA DHE METOHIJA”. Postimi qëndroi për pak orë deri sa pati reagim të opozitës.

Më pas, postimi u hoq dhe u zëvëndësua me “KOSOVA DHE METOHIJA”. Mirëpo kjo ka sjellë reagimin e opozitës, i cili nuk ishte aq i ashper sa pritej. Përmes postimeve në rrjetet sociale kane kritikuar qeverinë e udhehequr nga Aleksander Vuçiq.

Këtë e vuri në dukje fillimisht lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq.

“Qeveria e Serbisë ka publikuar në faqen e saj informacione për debatin parlamentar për Kosovën dhe Metohinë. Në versionin anglisht ata shprehen “Republika e Kosovës", krejtësisht rastësisht. Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja. Për këtë në Spanjë apo në Qipro do të jepeshin dorëheqje. Pas komenteve të opozitës, lajmi ishte fshirë nga faqja zyrtare e qeverisë dhe kur u shfaq sërish më vonë, pika e dytë thoshte “Kosova dhe Metohija”.

Disa prej tyre e quajtën këtë  jo një gabim, por një testim që Vuçiq po i ben opinionit publik vendas, përballë presionit ndërkombëtar për një marrëveshje përfundimtare që përfshin edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Më herët në Serbi ka patur protesta, shpeshherë edhe të dhunshme. Seanca e disa ditëve më parë, kur Presidenti Vuçiq foli për planin evropian apo franko-gjerman, për normalizimin e raporteve me Kosovën, u shoqërua me tensione. Opozita e cilësoi këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë parlamentare lidhur me dialogun me Kosovën.

Vuçiq tha se është kundër pranimit të Kosovës në OKB dhe se “nuk do ta njoh Kosovën e pavarur dhe nuk do të bëj kurrë asgjë në favor të tyre”. Por presioni ndërkombëtar e nxit Serbinë të marrë rrugë të tjera.

Në një komunikatë për media lidhur me këtë seancë, Qeveria e Serbisë të enjten iu referua Kosovës ashtu siç duhet: Republika e Kosovës, raporton Express.

Ndërsa komunikata fliste për planin disapikësh që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishte prezantuar në parlament, te pika e dytë thuhet se Asociacioni duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës. Po, në Republikën e Kosovës.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.

Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq e ka vërejtur këtë dhe e ka publikuar në Twitter një pjesë të komunikatës së Qeverisë së Serbisë.

“Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja”, shkroi Jeremiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat