SHBA mesazh të prerë Vuçiqit: Koha po të mbaron, duhet të vendosësh sanksione ndaj Rusisë

Lajme

SHBA mesazh të prerë Vuçiqit: Koha po të mbaron, duhet të vendosësh sanksione ndaj Rusisë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 23:47
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ja ka bërë të qartë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Hill tha se Serbia, duke u përballur me sfidat aktuale, duhet të vëzhgojë me vëmendje interesat e saj dhe faktin se busulla e saj morale gjithmonë tregon Perëndimin.

Ai shtoi se Beogradi heziton të harmonizohet me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë të BE-së, elementi më i rëndësishëm i së cilës është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

“Askujt nuk i pëlqen të vendosë sanksione ndaj dikujt, por pjesë e saj është nevoja për solidaritet dhe qëllim të përbashkët. Serbia duhet të vendosë. Ajo ka kundërshtuar prej kohësh sanksionet, por ajo kohë po mbaron dhe ajo duhet të bëjë atë që është në interesin e saj më të mirë. Ajo që Serbia ka nevojë dhe dëshiron të bëjë është të anëtarësohet në BE. E keqja duhet të kundërshtohet dhe Bashkimi Evropian po e bën këtë”, tha Hill.

Hill tha se një nga sfidat më të mëdha të Serbisë është gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën dhe shtoi se tensioni dhe destabiliteti nuk do të ndihmojnë asnjërën palë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat