Drilon Gashi emërohet shef i Misionit të Kosovës në Poloni

Lajme

Drilon Gashi emërohet shef i Misionit të Kosovës në Poloni

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Ambasadori Drilon Gashi dhe Presidentja Vjosa Osmani

Drilon Gashi është emëruar shef i Misionit të Kosovës në Poloni.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Ai tha se pret me padurim që të forcojë marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivon mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak.

“Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Ndryshe Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat