Dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para, policia shpreh mirënjohje për qytetarin nga Shtimja

Lajme

Dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para, policia shpreh mirënjohje për qytetarin nga Shtimja

Më: 14 prill 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një qytetar nga Shtimja, H. Bungu, 40 vjeçar pasditen e së dielës ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja.

Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin.

Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat