​Vazhdon afati i aplikimit për provimin e maturës

Lajme

​Vazhdon afati i aplikimit për provimin e maturës

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor, në orën 24:00.

Sipas MAShTI-të, deri më tani maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione.

Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor.

Kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat