Ulutash e pret në takim Palatovën e BE-së: Për çka biseduan?

Lajme

Ulutash e pret në takim Palatovën e BE-së: Për çka biseduan?

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 15:22
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi për takimin përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të rritur koordinimin.

Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat