Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut

Lajme

Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 14:57
Fotoilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit.

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Indeksonline.

‘’Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Peje, përkatesisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M shtetas i Republikes së Shqipërise për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” të shkatuara ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K’’, ka thënë Shkodran Nikçi.

Po ashtu Prokuroria në Pejë ka autorizuar Policinë që të njejtin ta arrestojnë.

‘’Prokurori i shteti ka autorizuar Policinë e Kosovës për incimin e rastit dhe vendosjen në stop list të dyshuarit  dhe ndermarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij. Veprimet janë ndërmarrë nga dispozitat ligjore të nenit 109 të Kodit Penale të Republikës se Kosovës, i cili zbatohet ndaj cilit do person të huaj i cili përson ka kryer veprën penale jashtë territorit të Republikes se Kosoves ndaj shtetasit të saj’’, thuhet në përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat