OBRM-PDUKM: Nëse Bullgaria vazhdon me kërkesat hegjemone, duhet të anulohet marrëveshja Zaev-Borissov

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nëse Bullgaria vazhdon me kërkesat hegjemone, duhet të anulohet marrëveshja Zaev-Borissov

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se nëse Bullgaria vazhdon me kërkesat e saj, duhet të anulohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2017.

Sipas kësaj partie, Nikolla Dimitrov dhe LSDM-ja janë përgjegjësit kryesorë për kontestet që vijnë nga pala bullgare.

“Funksionarët e LSDM-së nuk thanë asnjë fjalë pas ofendimeve se gjuha maqedonase është bullgare, se Goce Dellçevi është bullgar, se maqedonasit nuk ekzistojnë dhe se identiteti maqedonas nuk ekziston para vitit 1944”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se është çështje kohe kur Zoran Zaevi do të bëjë debakël të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat