Banorët e Konjares së Shkupit në protesta, bllokuan autostradën Shtip – Milladinoc

Maqedonia

Banorët e Konjares së Shkupit në protesta, bllokuan autostradën Shtip – Milladinoc

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Banorë të fshatit Konjare të Shkupit plotësisht e kanë bllokuar autostradën Shtip – Milladinoc, në të dyja akset edhe në drejtim të Shtipit dhe në drejtim të Shkupit, në shenjë të protestës për shkak të gërmimit të rërës në rrethinën e fshatit të tyre.

Shoferë të makinave dhe kamionëve reagojnë se nuk mund të kalojnë pothuajse dy orë, ndërsa në automjete janë bllokuar me fëmijë të vegjël të cilët janë të sëmurë dhe udhëtojnë në drejtim të Shkupit.

Ata kërkojnë urgjentisht të zhbllokohet rruga dhe sërish të vendoset qarkullim normal.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski për AIM deklaroi se protesta nuk është paraqitur nga ana e banorëve.

Përndryshe, sipas shoferëve të cilët janë bllokuar edhe nga të dyja anët e autostradës, kolona e automjeteve janë të gjata nga dhjetë kilometra.

Nga Shkupi në drejtim të Shtipit, thonë se kolona është nga pikëpagesa deri te fshati Konjare të Shkupit, ndërsa derisa nga ana tjetër nga Shtipi në drejtim të Shkupit është nga fshatrat e Sveti Nikollës deri te kryqëzimi afër fshatit Konjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat