Rënie e lehtë e rasteve të reja me coronavirus, vazhdon vaksinimi në Maqedoni

Maqedonia

Rënie e lehtë e rasteve të reja me coronavirus, vazhdon vaksinimi në Maqedoni

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një rënie e lehtë në numrin e rasteve të reja pozitive me coronavirus vërehet në vend.

Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 1.092 raste, nga 5.569 të testuarve, por edhe 2.003 të shëruar. Ndërkohë, procesi i imunizimit vazhdon.

Grupet prioritare të të ashtuquajturve infrastruktura kritike, personat që kanë më shumë kontakte në punë dhe të moshuarit.

Nga infrastruktura kritike, dje me “Sputnik V” u vaksinuan edukatorët dhe punonjësit në kopshtet dhe shkollat, por edhe zjarrfikësit, të cilët gjithashtu bëjnë pjesë në grupet me prioritet.

Imunizimi po vazhdon në pikat e tjera të vaksinimit në vend me vaksinën Astra Zeneka, e cila merret nga persona mbi 77 vjeç, ndërsa regjistrimi është duke u zhvilluar me mjekë të familjes dhe qytetarë mbi moshën 75 vjeç, të cilët do të vaksinohen me këtë vaksinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat