Teksti i ligjit për shtetësi! Opozita shqiptare ende nuk e ka dorëzuar në Qeveri

Maqedonia

Teksti i ligjit për shtetësi! Opozita shqiptare ende nuk e ka dorëzuar në Qeveri

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:35
Opozita shqiptare ne takim me Zaevin

Opozita shqiptare ende nuk e ka përfunduar tekst-ligjin final për shtetësinë. Ka kaluar pothuajse një javë nga takimi i fundit në Kuvend, por teksti ende nuk është dorëzuar në Qeveri.

 “Ne seancën e djeshme nuk është diskutuar për këtë çështje dhe në momentin e diskutimit apo kur informata të arrijë në Qeveri, të hapet në seancë do të diskutohet dhe do të merret vendim. Për këtë opinion do të informohet në kohë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ligji deri në fund të javës do të jetë gati, ndërkohë që kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, menjëherë pas takimit me Zaevin, kishte deklaruar se ligji do të jetë gati në fillim të javës.

 “Shpresojmë që shumë shpejtë, javën tjetër ose në fillim të javës  ne do të dalim përsëri me qëndrimin tonë final me tekstin final që do të jetë edhe për juve si gazeta dhe nëpërmjet juve edhe për opinionin që të dihet se cilat janë çështjet që jemi dakordësuar”, deklaroi Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Në takimin e fundit Zaev, Sela dhe Gashi u morën vesh që opozita të përpilojë ligjin dhe ta dorëzojë deri në Qeveri. Pasi që të merren vesh, ligji duhet të dorëzohet në Kuvend, si propozim i përbashkët i dy grupeve parlamentare ose Qeveria e dorëzon në Kuvend me flamurin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat