Zaev pas vaksinimit me vaksinën kineze: Ndjehem mirë, vaksinat janë të sigurta

Maqedonia

Zaev pas vaksinimit me vaksinën kineze: Ndjehem mirë, vaksinat janë të sigurta

Më: 6 maj 2021 Në ora: 13:34
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në sallën sportive “Boris Trajkovski” e pranoi dozën e parë të vaksinë kineze “Sinofarm”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen me cilën do vaksinë në mënyrë që sa më shpejt ta mposhtin armikun e padukshëm.

“E pranova vaksinën ‘Sinofarm’. Do ta vazhdoj agjendën time ditore pasdite. U bëj thirrje të gjithëve që të paraqiten në ueb-faqen ‘vakcinacija.mk’. Vaksinat janë të sigurta”, tha Zaev.

Sipas tij, sa më shpejt të përfundojë imunizimi aq më shpejt do të përfundojë edhe lufta kundër coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat