Sipas Alternativës është diskriminues kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria

Maqedonia

Sipas Alternativës është diskriminues kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Partia opozitare shqiptare Alternativa, nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, për vendosjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga kjo parti thonë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vërtetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale sipas Alternativës, do ta paguajnë qytetarët.

“Alternaiva është e pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë dhe konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues. Vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo Qeveri duhet ta ketë të qartë se vendimet e këtilla tendencioze nuk kalojnë dhe nuk mund të zbatohen siç mendojnë ata”.

“Duke e marrë në konsideratë paaftësinë e Qeverisë së RMV-së për të menaxhuar me pandeminë Covid-19, mendojmë se vaksinimi i detyrueshëm i qytetarëve nuk e fsheh dështimin e kësaj qeverie në luftën me virusin Covid-19”, thuhet në reagimin e Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat