Vazhdon kriza me ngrohjen qendrore në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon kriza me ngrohjen qendrore në Maqedoni

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Kompania Ballkan Enerxhi Grup e cila lëshon ngrohje për pjesën më të madhe të shfrytëzuesve të ngrohjes qendrore në Shkup, i ka borxh centralit “TE-TO” rreth 3 milionë euro për lëshimin e energjisë. Vetëm në 16 ditët e para të këtij muaji, borxhi ndaj kompanisë “TE-TO”, që përveç rrymës prodhon edhe ngrohje, është gati një milion euro. Për momentin, mbetet e paqartë se sa dhe nëse shteti do të mbulojë një pjesë të borxheve të BEG-ut ndaj TE-TO-s, duke qenë se menaxhimin financiar të BEG-së pritet ta marrë kompania shtetërore, EMV. Qeveria duhet të marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e ngrohjes qendrore, që të përcaktohet saktë se cilat do të jenë obligimet e shtetit.

“BEG i detyrohet TE-TO-s, për energji termike për 16 ditë nga janari 860,029 euro… Me vendimet për masat e krizës, nga java e kaluar dhe këto ditë, këto obligime duhet të rregullohen për punën e mëtutjeshme të të dyja kompanive”, thonë nga TE-TO SHA Shkup.

Banorët e Butelit dhe Çairit, të cilët ngrohen nga një vend tjetër, gjegjësisht nga Ngrohtorja Shkup-Veri, nga dje kanë ngrohje. Ata kishin radiatorë të ftohtë për gati dy javë. EMV do të marrë përsipër menaxhimin edhe këtë ngrohtore. Si rezultat i kësaj, furnizuesi i gazit ka filluar ti furnizojë me karburant.

“Prom Gaz SHPKNJP për konsumatorët e saj ka siguruar sasi të gazit natyror në kuadër të nevojave për vitin 2022 dhe të njëjtat financiarisht i ka mbuluar paraprakisht, gjegjësisht paguan avans për furnizuesin e vet”, thonë nga Makpetrol-prom Gaz SHPKNJP

Në vend për herë të parë ndodhë që shteti të shpallë gjendje krize në sektorin e energjisë për ngrohje. Në pjesën më të madhe problemi u shkaktua për shkak të çmimeve të larta të gazit që në muajt e kaluar u ngritën në nivele botërore rekorde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat