Kamçev nuk do të kërkojë nga Kiçec që ti kthejë parat nga “Haraçi”

Maqedonia

Kamçev nuk do të kërkojë nga Kiçec që ti kthejë parat nga “Haraçi”

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:12
Kamçev

Katica Janeva, Bojan Jovanovski-Boki 13, Zoran Mileski-Kiçec, Qeveria, Prokuroria Speciale Publike e shpërbërë dhe Prokuroria Publike Republikane janë paditur nga biznesmeni Orce Kamçev në Gjykatën Civile në Shkup.

Kamçev nuk është paraqitur në gjykatë, ndërsa avokati Aleksandar Mihajlovski përmes një deklarate ka thënë se biznesmeni ka hequr dorë nga kërkesa që Mileski- Kiçec t’ja kthejë parat.

Biznesmeni ka ngritur padi duke kërkuar 1.5 milionë euro për rastin “Haraçi”.

Kjo është seanca e parë në këtë rast. Në gjykatë nuk ka ardhur as avokati i tij Aleksandar Mihajlovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat