Scholz në Shkup: Duhet të fillojnë negociatat për anëtarësimin e RMV-së në BE

Maqedonia

Scholz në Shkup: Duhet të fillojnë negociatat për anëtarësimin e RMV-së në BE

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

“Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut. BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”.

Këtë e tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas takimit që e patën në qeveri.

Kancelari gjerman theksoi se është i kënaqur me forcën politike që, siç tha ai, bëri të mundur arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Prandaj, edhe pjesa tjetër e detyrës duhet të ketë sukses dhe kjo është diçka për të cilën kanë punuar shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe theksoi se ai personalisht do të përpiqet për hapin e ardhshëm.

“Negociatat për anëtarësim duhet të fillojnë dhe unë do të avokoj për këtë. Unë inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën e reformave. Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë jo vetëm politike, por edhe ekonomike, të larmishme dhe të ngushta. Kjo është një arsye plus pse Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Scholz.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është vizita e dytë e kancelarit gjerman, e cila, sipas tij, dëshmon për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy vendeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat