Spasovski: Në Maqedoni krimi ka shënuar rënie prej 8.32 përqind

Maqedonia

Spasovski: Në Maqedoni krimi ka shënuar rënie prej 8.32 përqind

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:19
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së veriut, Oliver Spasovski përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se krimi në nivel shteti ka pësuar rënie.

“Në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 vepra penale”, njofton ministri Spasovski.

“Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, krimi total ka shënuar një rënie prej 8.31%, që vjen si pasojë e ndryshimeve të regjistruara në fushën e krimit ekonomik, ku numri i veprave penale që lidhen me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore është ulur ndjeshëm, për sa i përket epidemisë. Dëmi i përgjithshëm material është 122,8 milionë denarë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat