Mariçiq: Reformat në sistemin gjyqësor janë kyçe në procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE

Maqedonia

Mariçiq: Reformat në sistemin gjyqësor janë kyçe në procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:56
Bojan Mariçiq

Në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i të ashtuquajturave “takimeve sqaruese” për klasterin 1 të negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Reformat gjyqësore janë një nga fushat kyçe për eurointegrimet, kurse sipas shembujve të disa vendeve anëtare, ky process nuk përfundon pas anëtarësimit në BE.

Delegacioni i RMV së, i cili tashmë dy javë qëndron në Bruksel, për bisedime me administratën evropiane për adaptimin e ndërsjelltë të jurisprudencës, sot ka rrumbullaksuar skriningun sqarues për klasterin e parë të ashtuquajtur “Themelet”, me takimin për Kapitullin 23 të pakos negociuese – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Kryenegociatori Bojan Mariçiq, tha se për reformat në gjyqësor vendin e pret shumë punë.

“Reformat në systemin gjyqësor të RMV-së dhe sundimi i së drejtës, janë çështje kyçe në procesin tonë aderues në BE. Kemi vullnet politik dhe përkushtim për zgjidhjen e mangësive në fushat kyçe siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe liria e mediave dhe do të vazhdojmë t`i realizojmë obligimet deri në modernizimin e plotë dhe funksionimin evropian të sistemit gjyqësor, deklaroi Bojan Mariçiq zv. kryeministër.

Por, krahas premtimeve dhe strategjive, në procesin e negociatave RMV-ja do të duhet të tregojë rezultate të dukshme edhe në zbatimin e ligjeve. Sistemi gjyqësor llogaritet si një nga pikat më të dobëta të sistemit të vendit, kurse kjo u konfirmua edhe me anketën e organizatës “Eurotink”, ku madje 92% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat