Penov: Protestat e autobusëve privat në Shkup kanë prapavijë politike

Maqedonia

Penov: Protestat e autobusëve privat në Shkup kanë prapavijë politike

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Risto Penov

“Protestat e transportuesve privatë të autobusëve në Shkup kanë prapavijë politike, por Qeveria megjithatë duhet t’i kushtojë vëmendje atij problemi”.

Këtë e tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov. Ai në një paraqitje për TV Telma, tha se ky lloj bllokadash për borxhet ekonomike janë me prapavijë politike.

“Por sido që të jetë, kjo krijon një shqetësim të madh për funksionimin e plotë dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje për ta zgjidhur”, tha Penov.

Në lidhje me projektet e shumta në Shkup që ose kanë ngecur ose nuk kanë filluar fare me realizimin e tyre, Penov tha se nevojat e qytetarëve të Shkupit nuk guxojnë të neglizhohen për ndonjë lloj bllokimi apo arsye të tjera.

“Tashmë ka filluar procedura me Sallën Universale. Ekziston edhe rruga më e qartë për marrjen e institucionit, por procesi po vazhdon. Paratë ishin të Qeverisë, është objekt kulturor dhe mund të jetë institucion kombëtar. Nëse do të donte të bënte bllokadë, ne do të duhej të gjenim zgjidhje të dhunshme, por kjo nuk është më e pëlqyeshme, pasi duhet t’i kërkojmë leje për të ndërtuar. Mendoj se duke ndjekur rrugën bashkëpunuese që kemi marrë nga të dyja palët, do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”, tha Penov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat